“PD-ja është dhe mbetët pjesë e Misionit të Ri”
https://kosovalajme24.blogspot.com/2014/06/pd-ja-eshte-dhe-mbetet-pjese-e-misionit.html
![](https://blogger.googleusercontent.com/img/b/R29vZ2xl/AVvXsEj2EGTviTL-QIYMI1L3CLQWmqgQLg55gKORb_Yt4ywRsOaUOigclQkBAdKzv2vbYERXWLDwbD_dbMeFQo_CDBnLPuUNtGJ2ohb7F2Ene_sbfe5bos7hNmHgV4qUSBYvZeNDpvkGptuD6us/s1600/ldquo-pd-ja-euml-sht-euml-dhe-mbet-euml-t-pjes-euml-e-misionit-t-euml-ri-rdquo_hd.jpg) |
Partia e Drejtësisë kategorikisht mohon lajmin e publikuar në disa portale, se kinse deputetët e saj do të kalojnë në bllokun opozitar. PD konsideron se “një dezinformat e tillë ka për qëllim lëkundjen e elektoratit dhe krijimin e amullisë politike”, në kohën që - sipas tyre - “koalicioni Misioni i Ri fitoi besimin e sovranit që të formoi qeverinë e re”.
“PD-ja ka hyrë në garë në koalicion me PDK-në dhe si pjesë e Misionit të Ri do të angazhohet për realizimin e projekteve që u mbështeten nga zgjedhësit, dhe për çka, iu besua udhëheqja e vendit për periudhën katërvjeçare. Konsiderojmë se iniciativa e bllokut opozitar dhe të gjithë atyre që mendojnë ndryshe duhet të jetë në pajtim me Kushtetutën e vendit, për çka, në një vend juridik e demokratik, ku sundon ligji, kanë përgjegjësi si pozita ashtu edhe opozita”, thuhet në një reagim të PD-së.
Partia e Drejtësisë është në pritje të rezultatit përfundimtar të numërimit të votave dhe certifikimit të zgjedhjeve dhe pret që të formohet qeveria e re e udhëhequr nga Hashim Thaçi dhe partnerët e koalicionit.
|