HTC One M8 Prime dhe HTC One M9, vitin e ardhshëm!
https://kosovalajme24.blogspot.com/2014/06/htc-one-m8-prime-dhe-htc-one-m9-vitin-e.html
![](https://blogger.googleusercontent.com/img/b/R29vZ2xl/AVvXsEiEcXUxRTa0TZhhzn_Yo6VhqhdB_6R6u3phJVIL3o8PjLQqfvocVTc2Uq9miDLtvZfn5wNO4wft-FEHdbeuXqcsJQfkoUK7mf9wW0I_00MRkETk2WIv0UdL4KVWCMcZOBAq3iTN22Lundc/s1600/htc-one-m8-prime-dhe-htc-one-m9-vitin-e-ardhsh-euml-m_hd.jpg) |
Pas HTC One M8, menjëherë kanë filluar thashethemet për versionin e ri të telefonit, i cili thuhet se do të jetë HTC One M8 Prime, mirëpo kjo nuk është e tëra, pasi që tani kemi zëra për lansimin e gjeneratës së re të telefonit të avancuar të HTC, One M9.
Sipas një raporti të ri të @evleaks, thuhet se HTC ka vendosur që mos ta lansojë njëherë modelin HTC One M8 Prime, pasi kompania tajvaneze tashmë është duke menduar edhe për krijimin e modelit të ri dhe të avancuar të telefonit - HTC One M9.
HTC pritet ti lëshojë të dy modelet e reja të telefonave në vitin 2015, përkatësisht HTC One M9 dhe HTC One M9 Prime, edhe pse ende nuk dihet se çfar specifika do të kenë këto modele.
Koha e përafërt e lansimit të tyre pritet të jetë tremujori i parë i vitit 2015, dhe me këto modele kompania do ta rifreskojë linjën e saj të telefonave One M.
Sipas @evleaks, HTC One M9 Prime do të debutojë fillimisht si një model premium i telefonit, ndërsa HTC One M9 do të jetë një version i lirë i modelit të ri në Android. /
|