BB7, Xhuli: E përballoj ndarjen e mundshme me Arditin

Ata hynë të vetëm në shtëpinë e “Big Brother”, ndërsa dolën si çift. Ardit Çelepija dhe Juliana Dodaj e konsiderojnë veten fitues të shout televizivë, duke qenë se aty brenda gjetën njëri-tjetrin.

“Jemi të lirë ta shijojmë lidhjen tonë si banorë të thjeshtë të planetit Tokë, pa praninë e kamerave dhe pa i dhënë llogari askujt nëse jemi apo nuk jemi çift. Jetuam aventurën tonë të përbashkët ‘Big Brother Albania 7’ dhe dhurata që na fali ky udhëtim ishte se fituam njëri-tjetrin dhe miq të mirë”.
“Jemi duke diskutuar (të bashkëjetojmë) dhe po mundohemi të gjejmë zgjidhjen më të mirë për të dy, pasi nuk kemi dëshirë të nxitohemi dhe e mbështesim njëri-tjetrin në sipërmarrjet dhe impenjimet tona. Bashkëjetesa është e para në listë, thjesht po merremi me listën tani”, ka thënë Arditi për Panorama.
Ndërkaq, Xhuli thotë se edhe nëse dështon lidhja e tyre, ajo do ta përballonte pa problem.
“Kam kaluar situata më të vështira sesa një ndarje e mundshme me Arditin. Uroj të mos ndodhë, por edhe sikur, unë jam një vajzë e fortë. Ka qenë e vështirë ndarja e prindërve të mi. Kur e kalova këtë situatë, për mua të tjerat janë asgjë. Vuaj, mundohem të mos e jap veten, dhe gjithmonë ia dal të eci përpara”, ka thënë ajo.

Related

SHOWBIZ 6393876153396408724

Post a Comment

emo-but-icon

BRAZIL 2014

EULEX-i

item