Fytyra të reja dhe fytyra të dështuara të politikës!

Ja cilët janë kandidatët që nuk do të jenë pjesë e legjislaturës së ardhshme

Janë publikuar tashmë për secilin kandidat se sa ka marrë vota nga zgjedhjet e 8 qershorit, ndonëse ende nuk janë numëruar ato me kusht.
Nga rezultatet që ka publikuar Qendra e Numërimit të Rezultateve, nga 110 kandidatët e Partisë Demokratike të Kosovës, kanë dështuar 74 prej tyre, derisa vetëm 36 nga ta do të jenë deputetë në legjislaturën e ardhshme.
Këta janë kandidatët që kanë dështuar për të qenë pjesë e legjislaturës së ardhshme, ku pjesa më e madhe e tyre janë figura të reja, ndërsa nga zyrtarët e lartë që nga legjislatura e kaluar kishin pozicione ministrore ishin Bajram Rexhepi, Blerand Stavileci e Fehmi Mujota.
Afro 10 kandidatë të PDK-së që do të jenë deputetë në Kuvendin e Kosovës, priten të jenë fytyra të reja.
Ndërkaq nga 110 kandidatët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, 80 prej tyre kanë dështuar, dhe nuk do të jenë pjesë e legjislaturës së ardhshme. Nga 30 deputetët e ardhshëm, 15 prej tyre janë fytyra të reja, apo 50 për qind prej tyre, që nuk kishin deputet në mandatin e kaluar.
Po ashtu nga 110 kandidatët e Vetëvendosjes, 94 prej tyre kanë dështuar, derisa 16 do të jenë deputetë në Kuvendin e Kosovës. Nga Vetëvendosja, nga 16 deputetët sa ka fituar, 10 prej tyre janë fytyra të reja në Kuvendin e Kosovës.
Nga AAK-ja, 11 nga 110 kandidatët do të jenë deputetë, derisa kanë dështuar 99 të tjerë. 11 deputetët sa kanë fituar nga AAK-ja, 4 prej tyre janë fytyra të reja në Kuvendin e Kosovës.

Related

LAJME 4327296119617030592

Post a Comment

emo-but-icon

BRAZIL 2014

EULEX-i

item