Sa vota i fituan femrat në zgjedhjet e 8 qershorit

Partia e Fortë ka thyer rekord në këto zgjedhje, duke marrë 30% të votave të elektoratit të saj për femrat kandidate. Ndërsa, në të gjitha partitë tjera femrat nuk kanë arritur të marrin më shumë 21% të totalit të votave të elektoratit. Femrat e PDK-së e kanë përqindjen më të vogël nga totali i votave të partisë. Ndërsa ato të LDK-së kanë marrë 25.87%. Vetëm Vjosa Osmani e LDK-së ka marrë vota sa 27% e totalit të votave të AKR-së.

Partia e Fortë, edhe pse nuk e ka kaluar pragun për të hyrë në kuvend, ka shënuar një rekord të ri. Mbi 30 % e votuesve të kësaj partie i kanë votuar femrat, duke arritur kështu kuotën gjinore direkt nga votat e qytetarëve, pa pasur nevojë ta shfrytëzojnë të drejtën e garantuare me ligj.
Ndryshe nga Partia e Fortë asnjë parti tjetër nuk ka arritur të grumbulloj vota për gjininë femërore me shumë se 26 % të totalit të votave të partisë.
Pas Partisë së Fortë, me e forta me vota të femrave renditët LDK-ja. Gjithsejtë femrat e LDK-së kanë marrë 164,225 vota – ose 25.87% nga totali i votave prej 634,802 sa i ka kjo parti për të gjithë kandidatët që i kishte në garë për deputetë.
Ndërsa me rreth 21% të elektoratit që i kanë votuar femrat janë AKR-ja, NISMA dhe LVV.
Pastaj është AAK-ja e cila i ka vetëm 17% të votave për gjininë femërore.
Kurse vetëm 16.19% e elektoratit të PDK-së i ka votuar femrat. Nga gjithsejtë 746,312 sa knë marrë 120 kandidatët për deputetë të kësaj partie, femrat kandidate kanë marrë 120,830 vota.
PDK me këto vota të elektoratit të saj për gjininë femërore mund të mburret vetëm duke krahasuar me totalin e votave që ka partia e Behgjet Pacollit, AKR-ja e cila nuk arriti të kaloj pragun. Të gjithë deputetët e AKR-së kanë marrë 119,311, kurse vetëm kandidatet e PDK-së e kalojnë për 9519 vota partinë e Pacollit.
Ndërsa, vetëm një kandidate e LDK-së ka arritur të marrë vota sa 27% e AKR-së. Vjosa Osmani e LDK-së i ka marrë 30,431 vota që në total është sa 27% i të gjitha votave të kandidatëve të AKR-së //KosovaLajme24//.

Related

LAJME 6717285228336465472

Post a Comment

emo-but-icon

BRAZIL 2014

EULEX-i

item