Luiz: Brazilianët më bindën për PSG-në



Ish-mbrojtësi i Chelseat, David Luiz, thotë se brazilianët të cilët luajnë te Paris Saint Germain ishin ata që e bindën atë t’i bashkohet klubit francez.

Parisienët paguan 50 milionë funte për të transferuar brazilianin, i cili u bë mbrojtësi më i shtrenjtë në botë.
“Që nga kontakti i parë që kisha me Paris Saint-Germain, isha shumë i kënaqur. Është një klub i madh me shumë histori dhe me një projekt të madh. Është një mundësi e madhe dhe ka shumë përkrahje”.
“Është një hap i ri në jetën time dhe unë mezi pres të luajë për Paris dhe të tregoj se çfarë mund të bëj. Po ashtu mezi pres të luajë me bashkëlojtarët e mi, brazilianët, sigurisht, por po ashtu edhe me çdo lojtar tjetër atje”.
“E njihja Paris Saint-Germain që kur isha në Brazil, pasi shumë lojtarë të mëdhenj kishin luajtur për klubin”.
“Fakti se shumë brazilianë tashmë luajnë për Paris Saint-Germain do të jetë një ndihmë e madhe, pa dyshim. Ata janë lojtarë të shkëlqyeshëm, por po ashtu edhe miq të mi të mirë. Fakti se ata janë atje do të më ndihmojë të adaptohem shpejt, çdo ditë”, ka thënë Luiz.

Related

SPORT 2247871432909725107

Post a Comment

emo-but-icon

BRAZIL 2014

EULEX-i

item