Thohir: Interi kërkon përforcime në gjithë botën



Pronari i Interit, Erick Thohir, thotë se ata janë duke kërkuar përforcime të reja kudo nëpër botë gjatë kësaj vere.

“Ne duam të shtojmë lojtarë, por për momentin nuk mund të them asgjë më shumë se sa fakti se është Kupa Botërore që po zhvillohet”.
“Arritja e Vidic do të jetë e rëndësishme dhe prapa tij ne kemi Handanovic. Pastaj është Hernanes, Kovacic dhe Alvarez. Por unë mund të them se ne po kërkojmë dikë për të shtuar në sulm krahas Icardit dhe Palacios”.
“Sigurisht se duam një ekip më të fuqishëm, por po ashtu një ekip më të ri. Duke parë tregun, ne po përcjellim lojtarë të rinj në Azi, Amerikën Jugore dhe Evropën Lindore”.
“Qëllimi jonë për sezonin e ardhshëm është të kualifikohemi në Evropë, pastaj do të shohim se çfarë mund të bëjmë për të sjellë trofetë e të kaluarës”, ka thënë Thohir. 

Related

SPORT 6726712030024067413

Post a Comment

emo-but-icon

BRAZIL 2014

EULEX-i

item