Lenovo K920, model me super-specifika
https://kosovalajme24.blogspot.com/2014/06/lenovo-k920-model-me-super-specifika.html
![](https://blogger.googleusercontent.com/img/b/R29vZ2xl/AVvXsEiPPF0s7-ZfVfnpgxYIeSmuR3rOW8Wy1_olNS7W12cL-E_V8beyFgwnqNSG9L30eo0i85GKscqP5O9H_44eLnbNNkLDXc81Y80bZDgUMux5CD0sLTDETH6GsPq61zTw-3GpSQKSirkZJ7c/s1600/lenovo-k920-model-me-super-specifika_hd.jpg) |
Disa fotografi dhe specifika të listuara në internet kanë zbuluar modelin e ri të telefonit të mençur mobil Android nga prodhuesi kinez Lenovo, dhe me sa duket bëhet fjalë për Lenovo K920 i cili sjell disa karakteristika të lakmueshme.
Lenovo K920 sjell ekranin me diagonalen prej 6 inç në formatin QHD me rezolucion prej 2560 x 1440 pikselëve, si dhe procesorin quad core 2.5GHz Qualcomm Snapdragon 801.
Modeli i ri i telefonit Android në Kit Kat nga Lenovo ofron edhe 3GB RAM dhe 32GB memorie të brendshme, si dhe dy kamera, në të dyja anët e pajisjes. Kamera e pasme sjell 16MP, ndërsa ajo e përparme sjell 5MP.
K920 gjithashtu ofron edhe mbështjellësin e metaltë, bashkë me Android 4.4.2 Kit Kat, me LTE, Bluetooth dhe WiFi. /
|