Enver Hasani nuk e komenton koalicionin LDK-AAK-NISMA

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, nuk ka dashur ta komentojë koalicionin qeveritar që është lidhur nga tri partitë opozitare LDK-AAK-Nisma, pas zgjedhjeve nacionale të 8 qershorit.

Hasani ka thënë se një gjë të tillë nuk mund ta komentojë as ai vet e asnjë gjyqtarë, por është shprehur se janë udhëheqësit e shtetit që - nëse mendojnë se në këtë rast ka ndonjë çështje kushtetuese - mund ta ngritin atë.
“Ne, nëse vjen rasti pranë nesh do të thotë ne sigurisht, unë ju siguroj juve dhe përmes jush publikut, qytetarët e Kosovës që gjykata do të veprojë me profesionalizëm dhe përgjegjësi siç ka vepruar deri sot, dhe do ta vendos në një afat rekord. Do të thotë do të angazhohemi maksimalisht, siç ka qenë edhe rasti vjet. Ju e dini, ne nuk kemi shku as në pushim për shkak të ligjeve, për amnisti e për buxhet, dhe në një afat rekord e kemi prodhuar aktgjykimin që i ka pasur përmbi 200 faqe. Kështu do të veprojmë çdo herë”, ka thënë ai.
Hasani ka thënë se ai nuk është interpretues i Kushtetutës, por është kryetar i Gjykatës Kushtetuese dhe nuk mund ta interpretojë atë. 

Related

LAJME 88361906108982044

Post a Comment

emo-but-icon

BRAZIL 2014

EULEX-i

item