Mensa pa bukë, studentët detyrohen ta blejnë!

Megjithëse kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, kohë më parë kishte marrë vendim që të zbritet çmimi i të ushqyerit në mensën e studentëve, duket se kjo ka kushtuar në kualitetin e ushqimit.

Studentët që ushqehen në kuzhinën publike të Universitetit të Prishtinës, sot janë detyruar që bukën e shujtës së drekës ta blejnë vetë. Deri tek kjo ka ndodh shkaku se kompania kontraktuese për furnizim me ushqim të kësaj kuzhine, ka menduar që numri i studentëve që do të ushqehet do të jetë i vogël.
Kështu së paku ka qenë arsyetimi i kompanisë përball studentëve.
“Një numër prej 50 studentëve kemi dal të blejmë bukë. Ndërsa, më vonë kompania ka sjell bukë, por ishte vonë”, ka thënë njëri ndër studentët për gazetën Tribuna.
Studentët kanë shprehur edhe pakënaqësinë me cilësinë e bukës, e cila sipas tyre, është bajat dhe mishi që shërbehet është i klasit të fundit.
Megjithëse gazeta është munduar që të merr një prononcim nga drejtori i Qendrës Studentore, Fatmir Sfishta, kjo nuk ishte e mundur pasi që telefoni tij nuk kishte qasje. 

Related

LAJME 4150035292424237681

Post a Comment

emo-but-icon

BRAZIL 2014

EULEX-i

item