Mbi 10 mijë euro fushata e një kandidati për deputet

Nëse vendi shkon sërish në zgjedhje, përveçse do të shkaktojë shpenzime të mëdha në buxhetin e Kosovës, që arrijnë deri në 6.5 milionë euro për organizimin e zgjedhjeve, fushata elektorale do të ndikonte shumë edhe në xhepin e kandidatëve për deputetë.

Kostoja mesatare e një fushate modeste për një kandidat, sipas ekspertëve të marketingut, mund të shkojë deri në 7000 euro, pa llogaritur këtu edhe reklamat televizive, sallat dhe koktejet e ndryshme që mund të organizohen.
“Shtypja e pesëmijë fletushkave kushton 250 euro; shtypja e 10 mijë vizitkartave kushton 300 euro; pesë billborda kushtojnë 1,500 euro; dy banera kushtojnë rreth 120 euro; 100 kapela kushtojnë 200 euro; 100 fanella 300 euro; pastaj dizajni dhe përgatitja kushtojnë rreth 200 euro dhe nëse merren parasysh edhe reklamat në gazeta e portale, atëherë tejkalojnë shifrën e 7000 eurove”, thonë ekspertët e marketingut për Kosovapress.
Nëse këtu shtohet edhe kostoja e përgatitjes së një spoti televiziv, që zakonisht kushton nga 300 deri në 500 euro për 10 sekonda, përfshirë edhe transmetimin në televizionet nacionale që është katër euro për sekondë, sipas tyre kjo shifër shkon deri në 10 mijë euro për një kandidat.
Ndryshe, në zgjedhjet parlamentare të 8 qershorit, ulësen e deputetit e kanë synuar gjithsej 2113 kandidatë nga të gjitha subjektet politike. 

Related

LAJME 7754895838514833660

Post a Comment

emo-but-icon

BRAZIL 2014

EULEX-i

item