MASHT e pakënaqur me mbarëvajtjen e testit të maturës

Ministria e Arsimit Skenës dhe Teknologjisë (MAShT), e cila ka organizuar sot testin e maturës - ku rreth 46 mijë maturantë, sa ka këtë vit Kosova i janë nënshtruar këtij testi - është shprehur e pakënaqur me mbarëvajtjen e këtij procesi.

Sipas një komunikate për media nga MASHT, thuhet se “fatkeqësisht, përkundër përgatitjeve të mëdha që ka bërë MAShT dhe drejtoritë komunale të arsimit, individë dhe grupe të caktuara kanë vepruar në drejtim të komprometimit të procesit.
Në këtë drejtim, duhet potencuar edhe papërgjegjësinë e disa mësimdhënësve administrues në kryerjen e detyrave dhe përgjegjësive që kanë për administrimin e testit”.
MASHT këtë e arsyeton edhe me numrin shumë të madh të maturantëve, që sipas tyre ka bërë që të krijohen edhe vështirësi sa i përket përcaktimit të mjaftueshëm të qendrave të testimit, duke bërë të ditur se në një numër të qendrave testi ka filluar me vonesë.
“MASHT me kohë ka qenë e informuar se grupe të caktuara të maturantëve, në bashkëpunim me persona të panjohur deri më tani për ne, janë pajisur me SIM kartela të operatorëve të ndryshëm mobilë dhe se kanë hapur grupe të ndryshme komunikimi në Facebook, me qëllim të krijimit të mundësive për kopjim. Për të gjitha këto, MASHT ka informuar Policinë e Kosovës dhe besojmë shumë se organet e hetuesisë, do të arrijnë t’i identifikojnë personat e involvuar në këto manipulime”, thuhet në komunikatë.
Gjithashtu, MASHT do ta analizojë sjelljen e administruesve të përfshirë në proces dhe për të papërgjegjshmit do të iniciohen masa të përgjegjësisë sipas ligjeve në fuqi. 

Related

LAJME 1358156474226764669

Post a Comment

emo-but-icon

BRAZIL 2014

EULEX-i

item