Martinez te Evertoni deri në vitin 2019
https://kosovalajme24.blogspot.com/2014/06/martinez-te-evertoni-deri-ne-vitin-2019.html
![](https://blogger.googleusercontent.com/img/b/R29vZ2xl/AVvXsEiHgOIPbzXV24yrDZWDkLVd7Sv9ZQbfBvlJGBcV4PUAAXFx8WCviGJuxHrYlt7FpAbiJgyuloTHG1hMviGGyxEMYOofDCGadSV0lgeV5hWL92LiR-1lqABFh8OANHHOmk2jwyHwyXtYOk8/s1600/martinez-te-evertoni-deri-n-euml-vitin-2019_hd.jpg) |
Menaxheri i Evertonit, Roberto Martinez, ka nënshkruar kontratë të re pesëvjeçare, e cila do ta mbajë në Goodison Park deri në vitin 2019.
Trajneri spanjoll mori drejtimin e klubit të dytë nga Liverpuli në verën e kaluar dhe arriti të bënte disa paraqitje shumë të mira në Ligën Premier.
“Jam i entuziazmuar që më është dhënë mundësia të angazhohem më tepër me Evertonin”.
“Më ka pëlqyer sezoni im i parë te ky klub. Nuk mund të jem më shumë krenar për mënyrën si ka luajtur Evertoni gjatë gjithë sezonit”, ka deklaruar Martinez. /
|