Liverpooli dëshiron të riun Max Meyer
https://kosovalajme24.blogspot.com/2014/06/liverpooli-deshiron-te-riun-max-meyer.html
![](https://blogger.googleusercontent.com/img/b/R29vZ2xl/AVvXsEjls65qsCvP8adkjiOk9zrZYnE5aoZd1MHWNrucnW37xKzeLed0gPzQNchO8SmTTUwpmIsDvjr3NemBRVr18KXqk3AGb35eDcX1IKsk01w5c1GncQ-mUkDheim2CSLfWj3jL5_HNBvL1t4/s1600/liverpooli-d-euml-shiron-t-euml-riun-max-meyer_hd.jpg) |
iverpooli ka ringjallur interesimin për mesfushorin e Schalkes, Max Meyer.
Sipas Daily Express, Brendan Rodgers është një admirues i 18-vjeçarit dhe mendon se ai mund t’u bëjë konkurrencë Philippe Coutinhos dhe Raheem Sterlingut për pozitat e tyre.
Shtypi gjerman e ka përshkruar lojtarin e ri së një Mario Goetze i ardhshëm dhe ai ishte përfshirë në skuadrën paraprake prej 30 lojtarësh për Botëror.
Redsat e kanë ndjekur nga afër progresin e Meyer dhe mediat raportojnë se po përgatisin një ofertë prej tetë milionë funtesh.
Chelsea dhe Arsenali janë dy klubet tjera të interesuara për të.
|