Paraqitjet e Fabregas po bëheshin gjithnjë e më të këqija

Barcelona ka publikuar një raport në faqen zyrtare, në të cilin thuhet se Cesc Fabregas vazhdonte luajë keq e më keq me kalimin e javëve në Camp Nou.

Mesfushori spanjoll u kthye te Blaugranët nga Arsenali në vitin 2011 për një shumë prej 34 milionë eurosh, por klubi nuk ishte i kënaqur me paraqitjet e tij.
Kjo bëri që 27-vjeçari të nxirrej në listën e shitjeve dhe tashmë është futbollist i Chelseat.
Katalunasit tash e kanë kritikuar lojtarin edhe me anë të një raporti zyrtar.
“Ka pasur një trend negativ në statistikat e tij çdo sezon te klubi... Përkundër fillimeve të mira, kontributi i Cesc shkonte në rënie teksa sezoni i afrohej fundit”, thuhet mes tjerash në raport.
Gjatë tri sezoneve, Fabregas bëri 151 paraqitje dhe shënoi 42 gola. 

Related

SPORT 2488701736186196928

Post a Comment

emo-but-icon

BRAZIL 2014

EULEX-i

item