Mourinho bën presion për Khediran
https://kosovalajme24.blogspot.com/2014/06/mourinho-ben-presion-per-khediran.html
![](https://blogger.googleusercontent.com/img/b/R29vZ2xl/AVvXsEgAcyCk7Xxpm2fv1QoSJ8b00NXVUmwXZrtjyLbFwB7xbrTruYv6zVXZIfiU4DylM6ZaCHL_EX4pKGcFO3j0QfEQquyQtoeeVZppbI5w8Ldj1rrTHFDZF29Lblm4mnKPAvV0xJ0FEymDyxk/s1600/mourinho-b-euml-n-presion-p-euml-r-khediran_hd.jpg) |
Menaxheri i Chelseat, Jose Mourinho, dëshiron një ribashkim me mesfushorin e Real Madridit, Sami Khedira.
Daily Star njofton se pas transferimit të Cesc Fabregas, portugezi dëshiron ta përforcojë akoma më shumë mesfushën.
Mesfushori gjerman kaloi në Bernabeu në vitin 2010 dhe punoi nën urdhrat e Mourinhos për tri sezone.
Trajneri i Bluve dëshiron që 27-vjeçari të angazhohet në partneritet me Nemanja Matic në mesfushën defensive.
I interesuar për Khediran është edhe trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger.
|