Gazidis: Wenger, i pazëvendësueshëm

Drejtori i Arsenalit, Ivan Gazidis, e ka quajtur menaxherin Arsene Wenger si të pazëvendësueshëm.

Wenger nënshkroi marrëveshjen e re me Topçinjtë muajin e kaluar.
“Ne vërtet jemi të kënaqur që kemi siguruar kualifikimin në Ligën e Kampionëve sërish. Sezoni i kaluar ishte një përvojë e shkëlqyeshme për lojtarët që fituan Kupën FA dhe tash ne duam më shumë”.
“Arsene është e pamundshme të zëvendësohet. Ai na ka dhënë neve filozofinë e futbollit të cilën e kemi tash”.
“Trashëgimia e Arsene është e mbështetur në dëshirën e tij për ta çuar Arsenalin në nivel tjetër dhe gjithçka që ai ka bërë dhe ende e bën është për të ardhmen e këtij klubi”, ka thënë Gazidis. /

Related

SPORT 7205108809551022894

Post a Comment

emo-but-icon

BRAZIL 2014

EULEX-i

item