Genta sjell remiksin e "Feel", realizuar nga Prygo
![](https://resources.blogblog.com/img/icon18_edit_allbkg.gif)
https://kosovalajme24.blogspot.com/2014/06/genta-sjell-remiksin-e-feel-realizuar.html
Genta Ismajli ka realizuar një version remiks të hitit të saj “Feel”, që është publikuar në kanalin e saj zyrtar në YouTube.
Këngëtarja kosovare shijoi një sukses të madh me këngën në fjalë, një realizim i saj me Ardian Bujupin dhe Dj Dalool.
Videoklipi i këngës “Feel” arriti ta kalojë shifrën e një milionë klikimeve në YouTube.
Por, duke preferuar të eksperimentojë me ritme, Genta tash ka lansuar edhe një version remiks të kësaj kënge, që është punuar nga Brilantin Hodaj, i njohur me nofkën Prygo.
Në vazhdim mund ta dëgjoni “Feel” në versionin remiks nga Prygo.