Angelina bëhet ‘damë’
![](https://resources.blogblog.com/img/icon18_edit_allbkg.gif)
https://kosovalajme24.blogspot.com/2014/06/angelina-behet-dame.html
Mbretëresha Elizabeth ia ka dhënë titullin ‘damë’, divës hollivudiane, Angelina Jolie.
Në evenimentin e përvitshëm tradicional “British Honors”, i cili organizohet për nder të ditëlindjes së mbretëreshës, aktorja dhe regjisorja ka marrë titullin e nderit nga Mbretëria e Bashkuar.
Ky nderim i është bërë falë angazhimit të saj në vetëdijesimin e njerëzve kundër dhunës seksuale.
“Të marrësh një çmim që lidhet me politikën e jashtme, ka vlerë të madhe për mua, sepse parandalimi i dhunës ndaj femrave është diçka të cilës dua t’ia kushtoj jetën”, ka thënë Jolie. /T