Webfaqja e Komunës së Prishtinës, ende ajo e vjetra

Asambletë Komunale nuk kanë webfaqe elektronike të tyre ku do t'i shpalosnin aktivitetet. Andaj, miratimin e ligjeve dhe gjërat tjera ua publikon menaxhmenti komunal.

Legjislativi komunal nuk ka gjetur vend në webfaqen e Komunës së Prishtinës. E gjithë hapësira është rezervuar veç për biografitë e drejtorëve të kryetarit Shpend Ahmeti.
Rubrika e rezervuar për asamblistët komunalë qëndron akoma e zbrazët. Aty janë CV-të e të gjithë drejtorëve të rinj të Komunës, veçse një drejtor i cili e ‘tradhtoi’ komunën ende nuk është zëvendësuar më drejtorin e ri.
Në listë gjendet biografia e ish-drejtorit të Financave, Besnik Bislimi, ani pse ka disa muaj që në vendin e tij është emëruar drejtor Visar Berisha.
Madje, webfaqja elektronike nuk është e pasur ashtu siç kishte premtuar kryetari Shpend Ahmeti gjatë zgjedhjeve.
Ndonëse, nuk kishte dhënë afate kohore, në kuadër të nismës “Prishtina, Komunë e hapur” synonte që të fuste edhe projektin “Rregulloje lagjen tënde”.
“Ky projekt, që ndryshe njihet si fix your street, është zgjidhje e teknologjisë informative që e rrit transparencën dhe kërkon llogari nga Komuna për probleme”, kishte thënë Ahmeti. 

Related

LAJME 5054438076390197684

Post a Comment

emo-but-icon

BRAZIL 2014

EULEX-i

item