Vlerësohet lart bashkëpunimi Kosovë – Gjermani
https://kosovalajme24.blogspot.com/2014/06/vleresohet-lart-bashkepunimi-kosove.html
![](https://blogger.googleusercontent.com/img/b/R29vZ2xl/AVvXsEjiVDGTyqaJj4fm5N2ox-ExgCE-WEHYvSp3B-nUvpqWNda79DQ221MP-3lojyeswqzYRqrCqAxmsK0gK8xoxqVb6nwdq5Cqk0Easx1SdltGaN2_sP2aXJ45-JT-WPZKrtq7oFlAYODtSKM/s1600/vler-euml-sohet-lart-bashk-euml-punimi-kosov-euml-ndash-gjermani_hd.jpg) |
Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ka pritur sot në takim Anëtaren e Parlamentit (Bundestagut) të Gjermanisë, Marieluise Beck.
Në këtë takim u fol për arritjet e fundit në Kosovë, përkatësisht zhvillimet dhe reformat strukturore dhe funksionale në fushën e drejtësisë, procesin e dialogut me Serbinë, integrimin e veriut dhe për proceset e integrimit në BE, si dhe përmbushjen e kritereve për liberalizim si një ndër çështjet me interes për qytetarët e Kosovës.
Me theks te veçantë Deputetja Beck vlerësoi procesin e zgjedhjeve të fundit të zhvilluar në Kosovë dhe njëkohësisht ka përgëzuar institucionet e Kosovës për punën që kanë bërë që zgjedhjet të jenë demokratike.
|