Reali dhe Barca do ta testojnë Cityn për Agueron
![](https://resources.blogblog.com/img/icon18_edit_allbkg.gif)
https://kosovalajme24.blogspot.com/2014/06/reali-dhe-barca-do-ta-testojne-cityn.html
Real Madridi dhe Barcelona do të përpiqen që t’ia rrëmbejnë Manchester Cityt sulmuesin Sergio Aguero.
Marca raporton se Los Blancos kanë kthyer interesimin kah argjentinasi, i cili gjendet në Brazil me përfaqësuesen e tij për Kampionatin Botëror.
Më herët gjatë këtij muaji është raportuar se Blaugranët kanë bërë ofertë për 26-vjeçarin.
Sipas njoftimit, Barca kishte ofruar rreth 70 milionë euro për sulmuesin, por ende nuk ka marrë një përgjigje.
City nuk është i interesuar që ta shesë Agueron, mirëpo do të detyrohet të lëshojë pe në rast se futbollisti kërkon largimin.