Pippa do të kalojë 5.000 km me biçikletë
https://kosovalajme24.blogspot.com/2014/06/pippa-do-te-kaloje-5000-km-me-biciklete.html
![](https://blogger.googleusercontent.com/img/b/R29vZ2xl/AVvXsEhLEXQVnqAYIOxV2xYaiR9k-35N1WpsVIukrpNUJkE9Hd-FZs2OnZEwlntnHFiW6ttUkWZQn0m5WttiW9zd2glA4WGWqjNiH-KYG4P-Y9LMUmvbKkgvxgghwkrflBV9mnb6pXS8uKlBt2Q/s1600/pippa-do-t-euml-kaloj-euml-5-000-km-me-bi-ccedil-iklet-euml_hd.jpg) |
Pippa Middleton, motra e dukeshës Kate, është duke u përgatitur për një sfidë të madhe, gjegjësisht për vozitje me biçikletë nëpër SHBA.
Ajo është pjesë e ekipit të çiklistëve, të cilët do të përshkojnë rreth 5.000 kilometra, nga Oceanside (Kaliforni) deri në Annapolis (Maryland).
Udhëtimi i tyre fillon të shtunën, ndërsa 30-vjeçarja dhe vëllai i saj, James, janë të regjistruar për këtë vozitje, së bashku me mikun e tyre, James Matthews.
Pjesëmarrës në këtë udhëtim janë tetë persona, ndërsa qëllimi i tij është me karakter human dhe për nder të vëllait të Matthews, Michael, i cili ndërroi jetë në vitin 1999 duke u lëshuar nëpër Mont Everest.
|