Kuvendi i ri në fund të korrikut
![](https://resources.blogblog.com/img/icon18_edit_allbkg.gif)
https://kosovalajme24.blogspot.com/2014/06/kuvendi-i-ri-ne-fund-te-korrikut.html
Fundi i muajit korrik mund t’i gjejë në karriget e tyre 120 deputetë të rinj të Kuvendit të Kosovës, të cilët kanë fituar besimin e qytetarëve në zgjedhjet e parakohshme të 8 qershorit.
Në Kuvend po presin certifikimin e rezultateve nga KQZ-ja dhe sjelljen e listës me emrat e atyre që kanë fituar mandat katërvjeçar.
Nga rezultatet e para jozyrtare, Kuvendi i ardhshëm pritet të pasurohet me fytyra të reja, ndërsa nuk do t’i mungojnë edhe deputetë të legjislaturës së kaluar që është vlerësuar si më e dobëta në historinë e funksionimit të parlamentit, shkruan Tribuna