Facebook Messenger për iOS tani mundëson dërgimin e video-mesazheve
https://kosovalajme24.blogspot.com/2014/06/facebook-messenger-per-ios-tani.html
![](https://blogger.googleusercontent.com/img/b/R29vZ2xl/AVvXsEjmkL7wL6vtRxaL3NRRdHz_8ZutMj8cRa6VyHivAOhILCXV_SryoK8DMrY9lM2TexncuauM71z6f73oZbVgZ5WIBJHdVOGoB4IcD55W8rW5s5zrfHnTNYHyPZL1oS98C7-6IsYlq_JIyRo/s1600/facebook-messenger-p-euml-r-ios-tani-mund-euml-son-d-euml-rgimin-e-video-mesazheve_hd.jpg) |
Facebook e ka lëshuar versionin e ri të Facebook Messenger për iOS, përkatësisht versionin Facebook Messenger 6,0, i cili sjell disa karakteristika të reja.
Funksioni kryesor i Facebook Messenger për iOS, ofron mundësinë e dërgimi të video mesazheve tek miqtë tuaj në Facebook, dhe mundësinë e dërgimit të video-mesazheve 15 sekondëshe nga aplikacioni juaj i kamerës.
Ndërsa, në mesin e karakteristikave të reja është edhe Big Like, i cili është një figurë edhe më e madhe e Like, të cilën mund ta dërgoni kur juve me të vërtetë ju pëlqen diçka shumë. Big Like mund të dërgohet përmes shtypjes dhe mbajtjes me gisht, derisa të paraqitet “pëlqimi i madh”.
Versioni i ri i Facebook Messenger është kompatibil me iPhone, iPad dhe iPod Touch që bazohen në iOS 6.0 e sipër
|