Ç’është laseri?

Laseri reagon ndaj dritës. Ai dërgon një valë drite të drejtuar në një ngjyrë të caktuar, duke i injoruar të gjitha ngjyrat e tjera; drita thjesht nuk i dallon ato. Pasi zbulon ngjyrën e duhur, laseri depërton në ind dhe e ngroh atë.

Laseri reagon ndaj dritës. Ai dërgon një valë drite të drejtuar në një ngjyrë të caktuar, duke i injoruar të gjitha ngjyrat e tjera; drita thjesht nuk i dallon ato. Pasi zbulon ngjyrën e duhur, laseri depërton në ind dhe e ngroh atë.
Retifilikues (lëmues) 
Laseri përdoret për lëmimin e lëkurës. Me fjalë të tjera, provokohet një djegie e kontrolluar. Lazeri retifikues sheshon rrudhat dhe palat, duke e hequr lëkurën me mikroshtresa, transmeton Telegrafi.
Impulsiv 
Ngroh shtresën e kolagjenit të lëkurës, duke e stimuluar prodhimin e qelizave të reja kolagjene.
Ka disa lloje të laserëve impulsivë dhe të gjithë veprojnë njëlloj.
Vaskular 
Nxehtësia e prodhuar nga laseri e ndan enën e çarë të gjakut nga të tjerat, organizmi e quan atë si element të panevojshëm dhe e hedh si mbeturinë. Laserët janë efektivë për largimin e enëve të vogla të gjakut, por nëse bëhet fjalë për venat e zgjeruara, është më mirë të përdoret mikroskleroterapia.
Depilues 
Nxehtësia nga laseri depilues dallon qimet bojëkafe dhe të zeza (te të çelurat dhe të thinjurat nuk vepron). Pasi e pikas qimen, nxehtësia depërton në rrënjën e flokut dhe shkatërron bulbin. Me që flokët rriten me cikle 4-6 javësh, ato nuk i heq dot me të parën. Zakonisht gjatë një seance hiqen një e treta e qimeve, prandaj nevojiten 3-4 procedura, që të përpunohen të gjitha qimet. Ka laser të krijuar enkas për lëkurë të errët.
Me ngjyra 
Laserët me ngjyra përdoren për heqjen e tatuazheve. Nxehtësia kërkon dhe pikas ngjyrën e caktuar, e shkatërron dhe e shpërbën pigmentin, pastaj sistemi imun zbulon mbeturinat e pigmentit dhe i nxjerr ato nga organizmi.
Me pigment 
Metoda e veprimit është njëlloj si ajo e laserëve me ngjyra. Përdoret për zhdukjen e njollave nga dielli.
Laser për heqjen e nishaneve 
Ky është laseri më i fuqishëm, i cili depërton deri në shtresat e thella të lëkurës. Ai depërton te pigmenti dhe tapos enët e gjakut, duke e bërë nishanin me ngjyrë të çelët. Por, për shkak të përmasave të mëdha të enëve të gjakut, kursi zgjat më shumë se 10 seanca, shkakton dhimbje dhe periudha e përtharjes së plagës kërkon afro 6 javë kohë

Related

SHENDETESI 7724977293298726361

Post a Comment

emo-but-icon

BRAZIL 2014

EULEX-i

item